Home Sporti Legjenda e PS...

Legjenda e PSG: Messi zhduket në ndeshjet e mëdha, nuk e duam!

186
0

Ish-lojtari i PSG-së, Jerome Rothen akuzon hapur Lionel Messin për eliminimin e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

“Nuk e duam atë, Messi nuk është i përfshirë në klubin tonë. Lexova deklaratën e tij në të cilën tha: Tashmë jam aklimatizuar mirë.

Çfarë do të thotë tani? Ai shënoi 18 gola dhe dha 16 asiste këtë sezon, por kundër Angers e Clermont, ndërsa në ndeshjet që llogariten ai zhduket plotësisht. Ne i kemi parë ndeshjet e tij në Kupën e Botës, sa i frymëzuar ishte.

Ne kemi nevojë për respekt të Messit ndaj klubit të kryeqytetit, i cili e lejon ta ketë atë rrogë. Vetëm PSG-ja mund t’ia jepte atë rrogë. Klubi gaboi shumë, sepse mendonte se Messi do të fitonte Champions League.

Një vit më parë, kundër Real Madridit, ai u zhduk në fushë dhe të gjithë u ankuan se gaboi Donnarumma. Në fakt, ai nuk bëri asgjë”, tha Rothen.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit