Home Aktualitet Liçi hodhi nj...

Liçi hodhi një cigare të ndezur, dogji 15 hektarë sipërfaqe pylli. Arrestohet zjarrvënësi në Belsh

22
0

Kujtim Liçi është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në një sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj në Belsh.

Liçi ka hedhur një cigare të ndezur, duke aktivizuar një vatër zjarri në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur 15 hektarë sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj dhe sipërfaqe të tjera të mbjella me pemë frutore.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit