Home Bota Lideri turk e...

Lideri turk e quan Hamasin “grup çlirimtar”

39
0
Turkish President Recep Tayyip Erdogan gestures as he delivers a speech following a cabinet meeting, in Ankara, on June 9, 2020. (Photo by Adem ALTAN / AFP) (Photo by ADEM ALTAN/AFP via Getty Images)

Burimet për BBC kanë bërë me dije se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Hamasi është një grup çlirimtar që bën një betejë për të mbrojtur tokën e tij.

Hamasi – ose në disa raste krahu i tij ushtarak – është cilësuar një grup terrorist nga Izraeli, SHBA, BE dhe Britania e Madhe, si dhe fuqi të tjera.

Më shumë se 1,400 njerëz u vranë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Në një fjalim në parlamentin e Turqisë, Erdogan tha se po anulonte planet e mëparshme për të vizituar Izraelin.

Ai tha se i kishte shtrënguar dorën kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por se kishte abuzuar me qëllimet e mira të Turqisë.

Të dy udhëheqësit u takuan muajin e kaluar në një samit të OKB-së në Nju Jork – në atë që shihej në atë kohë si një tjetër shenjë domethënëse e përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve të tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit