Home Sporti Liga e Konfer...

Liga e Konferencës lë pezull Superioren, FSHF shtyn pa afat ndeshjen e javës së parë

27
0

Ndeshja e javës së parë të Superligës Partizani-Teuta, e programuar të shtunën e 26 gushtit, është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Shkak është bërë ndeshja e Partizanit në Conference League ditën e enjte pasi luhet në transfertën e largët të Kazakistanit, mbi 6 mijë kilometra larg Shqipërisë. Për shtyrjen e kësaj sfide kërkesa është bërë nga Partizani, ndërsa Teuta ka pranuar duke respetuar të kuqtë që kanë një sfidë tepër vendimtare.

Të enjten në orën 16:00 Astana-Partizani luajnë ndeshjen e parë të fazës ‘play-of’ të Conference League. Ky është një shans i artë për kampionët e Shqipërisë që të marrin pjesë në një kompeticion europian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit