Home Bota Ligjet për LG...

Ligjet për LGBT në Hungari, shkelin standardet ndërkombëtare

73
0

Një panel i ekspertëve të të drejtave të njeriut të Këshillit të Europës ka vlerësuar se ndryshimet e fundit ligjore në Hungari, që kanë të bëjnë me programet e edukimit seksual në shkolla dhe shfaqjen e përmbajtjeve seksuale në media, janë diskriminuese.

Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, kishte miratuar ndryshimet ligjore në muajin qershor, që nxitën kritika nga Komisioni Evropian dhe pjesëtarët e komunitetit LGBT, të cilët thanë se ligjet e reja stigmatizojnë minoritetet seksuale dhe mbysin debatin për orientimin seksual.

Amendamentet ligjore kanë kontribuar në krijimin e “një mjedisi kërcënues”, në të cilin, fëmijët LGBT do të jenë subjekt i ngacmimeve. Ata “lanë hapësirë që fëmijët të mësojnë gjëra të bazuara vetëm nga një perspektivë, duke hapur dyert për stigmatizim dhe diskriminim” të pjesëtarëve të komunitetit LGBT, tha paneli i ekspertëve.

Ndryshimet ligjore në Hungari vendosin kufizime lidhur me mësimet në shkolla lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me homoseksualitetin dhe transgjinorët, por po ashtu kufizojnë publikimin e përmbajtjeve LGBT në media.

Orban ka thënë se masat kanë për qëllim që të mbrojnë fëmijët dhe familjet dhe nuk kanë për cak personat në moshë madhore. Komisioni Europian ka nisur dy procese të ndara ligjore kundër Qeverisë hungareze lidhur me atë që i cilëson si shkelje të të drejtave të komunitetit LGBT. /REL/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit