Home Sporti Lilian Thuram...

Lilian Thuram: Ëndërroj që një ditë djalin ta shoh me fanellën e …

322
0

Lilian Thuram, një ish-futbollist i Barcelonës, ka rrëfyer se do të dëshironte që djali i tij Marcus, sulmuesi aktual i Borussia Mönchengladbach, të nënshkruante për ekipin katalanas një ditë. Ish-futbollisti i skuadrës Blaugrana midis 2006 dhe 2008 ndodhet në Barcelonë për të prezantuar librin e tij, në të cilin denoncon racizmin ekzistues në shoqëri.

“Nëse ma jepni kontratën, nëse e keni, do ta nënshkruaja direkt. Sidoqoftë, e rëndësishme është që Marcus të vazhdojë të rritet si futbollist. Unë dua më të mirën për fëmijët e mi. Që Marcus të luajë për Barçën do të ishte një ëndërr”. Sulmuesi francez përfundon kontratën e tij në vitin 2023 dhe ndiqet nga klubet e Premier League si Chelsea.

Thuram e njeh mirë Barçën, me të cilën mbetet i lidhur pas kohës së tij si futbollist në “Camp Nou” midis viteve 2006 dhe 2008. Ai ishte shok skuadre me Xavi Hernández, ndaj vlerësoi punën e trajnerit aktual të Barçës:

“Pak nga pak katalanasit po bëhen sërish një skuadër e madhe. Ata tashmë janë liderë në La Liga dhe kjo më bën të lumtur, për Barçën dhe për Xavin. Ai po bën shumë mirë. Është shumë i ri dhe do të fitojë shumë tituj me Barçën”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit