Home Intervista Lindita Nikol...

Lindita Nikolla: Rama nuk i ka vënë ”vijë të kuqe” Bashës për t’u ulur në një tryezë

422
0

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla thotë se PS-ja është e gatshme që të diskutojë me opozitën për të gjitha reformat. ”Kryeministri Edi Rama e ka shprehur vetë publikisht dhe nuk ka nevojë për miratimin tim, që të ulet me zotin Basha, pa vendosur asnjë ”linjë të kuqe” mbi temat e diskutimit”,-tha në ”News 24”.

Opozita i ka nisur akuzat e para që me komisionet parlamentare nëse duhet të ishin online apo jo. Si do të funksionojnë komisionet?

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, bëmë një verifikim të referimeve që na kishte dhënë Komisioni Teknik. Nga opozita nuk u rezultua kjo vendimmarrje për Komisionet online. Ishte lënë hapësira që nëse ishte mundësia për prani fizike, të bëhej. Morëm një tjetër vendim në mbledhjen e kryetarëve dhe vendosëm që të merrej raporti i vaksinimit apo testi PCR.

Po nëse palët shkojnë në dy kahe të kundërta?

Ku ka komunikim ka dhe zgjidhje. Duhet ta them edhe një herë, kryeministri Edi Rama e ka shprehur vetë publikisht dhe nuk ka nevojë për miratimin tim, që të ulet me zotin Basha, pa vendosur asnjë ”linjë të kuqe” mbi temat e diskutimit. Ky është vullneti i zotit Rama dhe vullneti i zotit Basha për t’ju përgjigjur dialogut.

A mund të jetë shkëmbim ”kokë më kokë” per reformën territorial mes opozites dhe maxhorances?

Nuk besoj se në politikë dhe në hartimin e ligjeve, të hysh në pazare. Është hedhur ideja për konsensus mes palëve, për çështjen e Vetting-ut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit