Home Sporti Lirohen 4 tif...

Lirohen 4 tifozët shqiptarë, u arrestuan pas përplasjes me policinë polake

119
0

Mësohet se katër tifozët e kombëtares shqiptare të arrestuar në Varshavë janë liruar. Grupimi Kuq e Zi është ai që ka dhënë lajmin.

Ultrasit u përleshën me policinë polake para fillimit të ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë (1-0) të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Duket se tifozët shqiptarë tentuan të fusnin mjete piroteknike në stadium, çka solli edhe përplasjen me policinë, me këta të fundit që shoqëruan katër prej tyre.

Pas ndërhyrjes së Ambasadës sonë në Poloni, çështja është zgjidhur dhe tifozët janë lënë të lirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit