Home Rajoni Lista Serbe k...

Lista Serbe kërkon ndihmën e KFOR dhe EULEX, Kurti shpalli dy organizata në veri si terroriste

21
0

Pas Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e cilësoi të pa konsultuar vendimin e qeverisë së Kosovës për të shpallur dy organizata në veri që veprojnë si terroriste, ka reaguar edhe Lista Serbe. Ata kanë kërkuar ndihmën e KFOR dhe EULEX për të ndaluar planin e Kurtit për të vijuar terrorin ndaj serbëve në komunat e veriut.

“Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të shtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejmë, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, shkruhet në njoftimin e Listës Serbe.

Qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” organizata terroriste, duke argumentuar se këto organizata qëndrojnë pas trazirave në veri të Kosovës dhe se ato paraqesin kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit