Home KRYESORE Liverpooli sh...

Liverpooli shkon në finalen e Championsit, fiton me përmbysje sfidën e kthimit ndaj Villarreal (VIDEO)

484
0

Liverpooli është skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Champions League. Skuadra e Klopp fitoi duelin e kthimit gjysmëfinal ndaj Villarreal. 3-2 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes së dytë, teksa rezultati i përgjithshëm shkon në 5-2.

Pjesa e parë ishte e gjitha për Villarreal që dhuroi spektakël dhe shënoi dy gola. Boulaye Dia zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë, ndërkohë që në minutën e 41-të, Coquelin është në vendin dhe në kohë e duhur për të devijuar topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Pra 2-0 skuadrën spanjolle mbyllet pjesa e parë.

Liverpooli është një skuadër me plotë yje, teksa do të përmbyste gjithçka në pjesën e dytë. Fabinho, Luis Diaz dhe Sadio Mane shënuan tri golat që dërgojnë ekipin e Klopp për herë të 10-të në finalen e Championsit. Capue ndërkohë u ndëshkua me të kuq 5 minuta nga fundi i ndeshjes.

Sonte Liverpul pret se cila skuadër kalon në finale, Real Madrid apo Mancester City. Ndeshja e parë mes tyre në Angli ka përfunduar 4-3 për anglezët.

Edhe sonte është ndeshje e madhe në Madrid.

/R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit