Home Editorial Lufta e Ukrai...

Lufta e Ukrainës, si janë ndarë të fortët e botës?

1951
0

Lufta e Ukrainës, si janë ndarë të fortët e botës? 

Që ditën kur Rusia sulmoi Ukrainën, bota është në alarm, pasi në mes janë interesa ekonomike, ushtarake, gjeostrategjike,etj.

Mënjëherë dy aleatët strategjikë, SHBA dhe Britania e Madhe u hodhën në sulm verbal, ekonomik dhe politik ndaj Rusisë. Nuk vonuan NATO dhe shumica e shteteve në BE dolën pro Amerikës. E gjitha bota demokratike e kritikoi sulmin rus ndaj Ukrainës, por bota nuk është e gjitha demokraci. Ka edhe mbreteri, shtete diktatoriale, ose gjysëm demokratike, të cilat shikuan interesat e tyre dhe jo demokracinë. Natyrisht kur nuk ka demokraci për vete një shtet i madh nuk ka se si të jap leksione për zbatimin e ligjit ndërkombëtar dhe stabilitetit botëror.

Përveç SHBA, e cila mbetet një nga dy supërfuqitë botërore, është edhe Kina, e cila ka fuqi të stërmëdha ekonomike dhe një sfiduese e madhe e Amerikës. Por ngjitur me Kinën ndodhet edhe një shtet që ka numrin me të madh të popullsisë së botës, pas Kinës. Ajo është India. Kina dhe India kanë gjysmën e popullsisë së botës!

Të dyja nuk dolën hapur kundër Rusisë, bile me qëndrime të dyzuara. Fjalët ishin të bukura të Kinës dhe Indisë, por asnjë vendim bllokimi ekonomik apo tjetër vendim që mori SHBA dhe Britania e Madhe, ato nuk aplikuan deri më sot.

Bile Kina po blenë krejt grurin rus të cilin e bllokuan Europa dhe SHBA. Ndërkohë India vazhdon marrëveshjen e saj me Rusinë për shitjen e një arsenali armatimi.

Më aktivja në Europë mbetet Britania e Madhe kundër Rusisë së presidentit Putin. Ndërkohë Turqia nuk zbaton politikën e ashpër ndaj Rusisë, të cilën e kërkon me çdo kusht SHBA. Ndërsa Serbia e presidentit Vuçiç doli hapur pro Rusisë në këtë pushtim, kur nuk vendosi bllokadë ekonomike ndaj Moskës. Përkundrazi Vuçiç deklaroi se sidos të shkojë puna, populli serb do të jetë me Rusinë.

Bota arabe është as mish e as peshk në kërë rast, sepse kanë interesa të kryqëzuara ekonomike dhe ushtarake me Rusinë e Putin.

Irani si shtet dihet se mbetet antiamerikan, pra është më Rusinë në  këtë përballje të madhe.

Në sensin ekonomik rëndësi të madhe ka Europa e cila po thuaj është në unison pro SHBA, ndonëse po të shikosh me vëmendje jo të gjitha shtetet vendosen embargo ajrore ndaj avionicionit civil rus.

Gjermania ka lëvizur nga pozita e traditës me interesa ruse prej gazsjellësit, ku plotëson 53 përqind të nevojave të popullatës gjermane nga Rusia. Më kryesorja që bëri Gjermania pas këtij pushtimi rus në Ukrainë, rriti mënjëherë buxhetin e saj të mbrojtjes me 100 miliardë euro, gjë që nuk kishte ndodhur që nga lufta e dytë botërore.

Ndërkohë Ukraina dhe Rusia do takohen për të gjetur një rrugëzgjidhje, por sipas burimeve amerikane dhe mediave kryesore botërore, nga sot Presidenti Putin ka urdhëruar krejt arsenalin berthamor që zotëron të kalojë në gadishmeri të lartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit