Home ShowBiz Luiza Gega ik...

Luiza Gega ikën si kampione nga ”Dance Albania”: Një ëndërr shumë e bukur

510
0

Impenjimet e shumta në sport e kanë detyruar kampionen shqiptare të Atletikës në Europë, Luiza Gegën të braktisë garën e “Dance Albania” në Tv Klan. Mes shumë emocionesh, Luiza mori fjalën përpara se juria të jepte vlerësimin e saj për të njoftuar largimin, i cili i trishtoi të gjithë.

”Në fakt, para se ju të flisni, unë sonte kam diçka për tju thënë. Kur e shikon këtë program nga jashtë e shikon si diçka argëtuese, sikur ti do shkosh vetëm të argëtohesh, por kur u futa këtu e kuptova se sa impenjim vërtet kërkon për të dhënë më të mirën dhe për të dhënë atë që sigurisht njerëzit presin nga unë. Për fat të keq e kuptoj që e kam të pamundurën të jap më të mirën time. Kjo koreografi ka qenë vetëm me një ditë provë.

Uroj shumë që sado të kem përcjellë diçka, e di që mundem shumë më shumë se kaq sepse ndonjëherë i di aftësitë e tua dhe e di që po të përkushtohem, por ky nuk është maksimumi im sepse nuk e jap për shkak të kohës.

Ju lutem të më mirëkuptoni juria, jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj duke pasur një juri si Klaudia, Iliri, Ermali. Uroj që produksioni të më mirëkuptojë, zysh Enada që ka bërë një punë të mrekullueshme me mua, Kristi gjithashtu. I gjithë publiku që radhën e kaluar kam marrë komente sikur të kisha fituar një garë si kampione Europe, komente pozitive pafund. Më vjen vërtet shumë keq që e ndërpres këtë eksperiencë kaq të bukur për mua”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit