Home Aktualitet Lulzim Basha ...

Lulzim Basha shkon në Paris të zgjidhë konfliktin Ukrainë-Rusi!

613
0

Lulzim Basha pasi rregulloi punët në PD duke e ndarë 400 copash, po merret me Ukrainën!

Ai shkruan se ndodhet në Francë për Ukrainën dhe po paraqet një plan se si të zgjidhë konfliktin Rusi-Ukrainë.

Ja se çfarë shkruan Basha nga Parisi:”Kënaqësi të pritesha sot në Asamblenë Kombëtare të Francës nga Jean-Louis Bourlanges, Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez. Biseduam gjerësisht mbi situatën e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat po përballet Europa, ndërsa lufta e agresionit rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë.

Situata në Ukrainë dhe hapat e ndërmarrë në Europë dhe SHBA në lidhje me mbajtjen përgjegjëse të Rusisë edhe për krimet dhe dëmet e shkaktuara ishin në qendër të takimit.

E njoha Kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez me rezolutën për rindërtimin e Ukrainës, ku parashikohet që Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e saj të paligjshme. Në funksion të këtij qëllimi është edhe konfiskimi i aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosja e tyre në mbështetje të Ukrainës.

Përtej ndihmës për Ukrainën ky hap përbën edhe një mesazh të qartë ndaj agresorëve dhe atyre që përpiqen të përfitojnë prej agresionit.

Të tilla janë përpjekjet për destabilizim në rajon, ku synimet e Moskës me mbështetjen e aleatëve të saj në Serbi, janë zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimi i arkitekturës së sigurisë së krahut juglindor të NATO-s, duke provokuar një front të ri në zemrën e Aleancës”- përfundon Basha.

Dhe ka postuar edhe foton me Jean-Louis Bourlanges, Kryetari i Komitetit për Punët e Jashtme të parlamentit francez. Mero Baze do të shkruante se sa ka paguar për të bërë këtë foto zoti Basha, por akoma, me sa duket, nuk e ka parë statusin e tij, Mero.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit