Home Aktualitet Mafia shqipta...

Mafia shqiptare tentoi rrëmbimin e ministrit? Fake News

80
0

Shqiptarët, kudo në mediat e Europës etiketohen veç për mafie dhe banda, por edhe doza e lajmeve fake news është e madhe. Policia holandeze ka arrestuar ditët e fundit pesë persona, të dyshuar si autor të tentativës për rrëmbimin e ministrit belg të Drejtësisë, Vincent Van Quickenborne. Por gazetari Fatos Mahmutaj, thotë se në mesin e këtyre personave nuk ka shqiptarë. Sipas tij, ministri belg ka ngritur tonet kundër mafjes së huaj kohët e fundit.

“Ministri i Drejtësisë belge, disa herë ka ngritur tonet kundër mafies, pra trafikut të drogës. Para një jave, para banesës së tij u arrestua një i dyshuar. Në makinën e tij u gjetën një armë zjarri, armë të ftohta dhe ngjitës. Ministri po mbahet me super masa sigurie, bashkë me familjen e tij. E vetmja dalja e parë publike ishte dje, gjatë një ceremonie zyrtare në parlament. Është sjellë me forca speciale dhe është larguar me forca speciale. Nuk ka dalje publike të tij. Policia belge ka publikuar identitetet e 5 personave, e baronëve të drogës që janë atakuar shpesh nga ministri. Të pestë baronët e drogës, të cilët janë akuzuar si organizatorë janë në kërkim. Nuk janë shqiptarë, janë marokenë dhe italianë”.

Ministri në një video-mesazh, tha se ”Për momentin do të jem nën mbikëqyrje të ngushtë dhe nuk do të mund të marr pjesë në disa aktivitete të planifikuara në ditët në vijim. Nuk është e këndshme, por është e kuptueshme”. Lajmi për tentativën e rrëmbimit njofton përshkallëzimin e pranisë mafioze në Europën veriore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit