Home Aktualitet Makina del ng...

Makina del nga rruga dhe përfundon në oborrin e Gjykatës, lëndohet punonjësi i sigurimit

52
0

Një shtetas ka humbur kontrollin e mjetit mbrëmjen e sotme ku si pasojë ka përfunduar në oborrin e Gjykatës së Dibrës duke lënë të lënduar edhe punonjësin e sigurisë private i cili ishte në shërbim pranë gjykatës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim policie

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit