Home Aktualitet Manastirliu: ...

Manastirliu: Në Tiranë më pak se 100 raste aktive nga Covid-19

20
0

Pas më shumë se 1 vit pandemi nga Covid-19, Tirana e cila ka shënuar gjithmonë rastet më të larta pozitive me koronavirus, sot ka më pak se 100 raste aktive.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se këto shifra tregojnë se situata po shkon drejt përmirësimit, megjithëse apeli për të mos ulur vigjilencën nuk mungon.

“Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me Covid-19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit. Kujdes, mos e ulni vigjilencën, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e Covid-19”, shkruan Manastirliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit