Home Aktualitet Vodhi paratë ...

Vodhi paratë në një dyqan, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

18
0

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi vodhi një shumë parash në një dyqan.

Kamerat e biznesit kanë filmuar gjithë ngjarjen.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.B, me precedent të mëparshëm penal.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit se ishte vjedhur një shumë parash në një dyqan, në lagjen “Lef Sallata”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17“ u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit