Home Sporti Mane: Nuk fla...

Mane: Nuk flas dot me Salah pas fitores së Kupës së Afrikës

162
0

Sadio Mane ka folur së fundmi në lidhje me fitoren e Kupës së Kombeve të Afrikës me Senegalin, në finale kundër Egjiptit të shokut të skuadrës te Liverpool, Mohamed Salah. Ai theksoi se nuk kanë diskutuar ende siç duhet për ndeshjen në fjalë.

“Nuk kemi folur ende për këtë sepse e di që ai është akoma i zhgënjyer. Folëm vetëm për gjendjen mendore që kishim para penalltive. Kur e pashë të afrohej te portieri për të folur në momentin që unë do shërbeja, u afrova edhe unë për t’iu përgjigjur dhe i thash që do realizoj. Në folëm për këtë çështje dje dhe kemi qeshur”, u shpreh Mane.

Senegali u shpall kampion i Afrikës pas penalltive, ndërsa Mane humbi një goditje pas komunikimit të Salah me portierin e Egjiptit, Abou Gabal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit