Home Aktualitet Manja: Marrëv...

Manja: Marrëveshja me Italinë për refugjatët ka kaluar gjithë filtrat kushtetues

47
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë sot se marrëveshja me Italinë për migrantët i ka kaluar të gjitha filtrat ligjorë e kushtetues. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Manja iu përgjigj pyetjes së gazetarëve pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës për shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje.

Manja bëri të ditur se ndërkohë marrëveshja është miratuar nga qeveria italiane. “Janë bërë publike edhe arsyet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje apo qëndrimi ynë dhe i qeverisë shqiptare në lidhje me këtë marrëveshje. Është e drejtë e gjithkujt, edhe e opozitës, edhe e deputetëve, ta çojnë këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka se si të jetë antikushtetuese një marrëveshje e cila ka kaluar të gjitha filtrat përpara nënshkrimit me palën italiane”, u shpreh Manja.

“Nuk e di nëse Gjykata Kushtetuese do ta marrë në shqyrtim ose jo, por kjo marrëveshje sa i takon përputhshmërisë me Kushtetutën dhe ligjin i ka kaluar të gjitha filtrat përpara se të nënshkruhet nga dy kryeministrat, Rama dhe Meloni”, shtoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit