Home Bota Marrëveshja n...

Marrëveshja në samitin COP26, luftë ndryshimeve klimatike dhe reduktim përdorimit të qymyrit

10
0

Në momentet e fundit u arrit një marrëveshje dhe u përshëndet me duartrokitje në samitin më të madh për të luftuar ndryshimet klimatike që u mbajt në Glasgow të Skocisë.

Tashmë me emrin “Pakti i Glasgow për Klimën” kjo marrëveshje klimatike synon në mënyrë të qartë reduktimin e përdorimit të qymyrit, si një nga ndotësit më të mëdha të ambientit.

Marrëveshja premton më shumë para për vendet në zhvillim, për t’i ndihmuar ato të përshtaten me ndikimet klimatike.

Kriteret e OKB-së përfshinin premtime për të përgjysmuar emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, 100 miliardë dollarë ndihmë financiare nga vendet e pasura për të varfrit.

Jep garanci që edhe gjysma e këtyre parave të shkonin për të ndihmuar vendet në zhvillim që ato të përshtatet me efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit