Home Aktualitet Marrëveshjen ...

Marrëveshjen me Ramën për refugjatët dhe akuzat nga PD-ja, reagon Meloni: Inavatore

106
0

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka reaguar sërish për marrëveshjen me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika, ku ka thënë se është e dobishme dhe inovatore. Meloni shpjegon se ajo mund të “përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.

”Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedenta”, theksoi ajo.

Sakaq, 30 deputetë kanë firmosur dhe kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një padi për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Grupi parlamentar i PD-së, ka kërkuar deklarimin e papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit të qeverisë shqiptare me qeverinë italiane, bazuar në 10 argumente. me një shkresë të firmosur nga 30 deputetë, grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit