Home Bota Masakrat në U...

Masakrat në Ukrainë, presidenti Zelensky: Rusët duan Donbasin dhe Jugun

55
0

Në Bucha po bëhet një masakër çnjerëzore. Një qytezë e sapo çliruar nga pushtuesit, por që autoritetet denoncojnë ekzekutimin e civilëve, ndërsa të paktën 20 trupa janë gjetur nëpër rrugë. Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky, thotë se rusët duan të marrin kontrollin e rajonit të Donbasit dhe Jugut të Ukrainës.

“Po fuqizojmë mbrojtjen në lindje dhe në Donbas. Jemi të vetëdijshëm që armiku ka resurset për të shtuar presionin në pjesën lindore të vendit. Ata duan të pushtojnë Donbasin dhe jugun e Ukrainës”.

Po ashtu presidenti ukrainas pohon se aleatët perëndimorë nuk i kanë siguruar sisteme të mjaftueshme antiraketore dhe as avionë. Kremlini tha në një deklaratë se qëllimi i operacionit special është çlirimi i republikave separatiste të Luhansk dhe Donetsk.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit