Home Sporti Mbërrin në Mi...

Mbërrin në Milano agjentët e Asllanit, sot mbyllet kalimi tek Interi

108
0

Kristjan Asllani që nga sot mund të zyrtarizohet si futbollist i Interit. Dy agjentët e tij Elio Berti dhe Luca Puccinelli kanë mbërritur në Milano për të mbyllur dhe detajet e fundit për transferimin e mesfushorit shqiptar në klubin zikaltër.

Palët janë takuar në një hotel, për të diskutuar për disa detaje burokratike. Shifra e transferimit të Asllanit tek Interi do të shkojë në afro 14 milionë euro.

Kjo është një hap i madh për mesfushorin e talentuar të Kombëtares sonë, i cili do të jetë zëvendësuesi i Brozovic, i cili ka luajtur pafund në sezonin e fundit dhe ka nevojë për pushim. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit