Home Aktualitet Mbyllet prote...

Mbyllet protesta para bashkisë së Tiranës, ja kur do të mbahet e radhës

43
0

Ka përfunduar protesta e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita para bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen “5D”.

Protesta nisi në orën 11:00 dhe u mbyll rreth orës 13:00. Në nisje protestuesit qëlluan me vezë dhe mollë në drejtim të godinës së Bashkisë, ndërsa pati edhe konfrontime me efektivët e policisë dhe në një moment hoqën edhe gardhin metalik.

Leje për organizimin e protestës e ka marrë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me përfaqësuese Adriana Kalanë. Prej orës 09:45 pati devijim të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Pas mbylljes së protestës para bashkisë, demokratët dhe protestuesit e tjerë u drejtuan drejt selisë së PD-së.

Protesta e radhës do të zhvillohet ditën e martë, në orën 16:30, të të njëjtën orë kur do të zhvillohet edhe mbledhja e këshillit bashkiak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit