Home Aktualitet Mbyllet seanc...

Mbyllet seanca maratonë, GJKKO konfirmon masën për Sali Berishën

22
0

Një seancë për masën e sigurisë për Sali Berishën, nisi të martën dhe vetëm në këto momente u mbyll, ku GJKKO konfirmoi masën ”detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha për aferën e ish-kompleksit ”Partizani”. Kjo do të thotë që të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, Berisha duhet të paraqitet në SPAK. Po ashtu, Berishës i është bllokuar edhe pasaporta, që do të thotë që nuk i lejtohet lëvizja jashtë vendit. Mësohet se Berisha duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në datat 6 dhe 20 nëntor.

”Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”, lexohet në vendim.

Po sot, GJKKO rrëzoi kërkesën e paraqitur nga Sali Berisha përmes avokatëve të tij për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sa i takon mbrojtjes, avokatët e pajisur me prokurë nga Berisha braktisën gjykatën një ditë më parë ndërsa avokati i caktuar kryesisht, Artan Simoni u zëvendësua po mbrëmë.

Kurse sot avokatet e zgjedhura nga shteti, ishin Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, por që edhe ato kanë zgjedhur të mos e marrin përsipër çështjen. Në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate për të ndjekur Berishën, Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për t’u njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit