Home Aktualitet Tragjike/Mbyt...

Tragjike/Mbytet babai dhe 2 djemtë e tij në plazhin Vilë-Boshtovë, Kavajë

12
0

Tre persona janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë në Kavajë. Babai i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç ishin duke notuar në det dhe ndërruan jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ata kanë shkuar thellë me not dhe deti ka qenë i trazuar. Në plazh nuk ka vrojtues, sikundër në shumicën e plazheve në Shqipëri, kjo gjë nuk lejohet, por kështu është fakti.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit