Home Aktualitet Me gomone në ...

Me gomone në Angli, Policia shqiptare merr identitetet e trafikantëve

526
0

Kalimi ilegal i shqiptarëve drejt Anglisë, ka vënë në lëvizje policinë shqiptare. Policia Kriminale dhe zyra e antitrafiqeve e kanë bazuar hetimin kryesisht te materialet që u jepen nga partnerët britanikë në lidhje me identitetet e personave që ata kanë zbuluar si pjesë e rrjetit që kryen kontrabandimin kundrejt pagesës që varion nga 3 deri në 20 mijë paund.

Pavarësisht se prej muajsh në rrjetin social TikTok qarkullojnë video shqiptarësh me zë e figurë që reklamojnë këtë biznes të paligjshëm duke publikuar të dhëna konkrete në lidhje me pagesat, vendqëndrimet e detaje të tjera policia shqiptare nuk ka celur një hetim për to.

Njësia C që merret me krimet kompjuterike nuk ka asnjë hetim në lidhje me këto video që reklamojnë hapur kontrabandimin e qytetarëve shqiptarë. Nga ky sektor nuk janë verifikuar këto adresa për të parë kush i posedon apo për të identifikuar personat që shfaqen në video.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit