Home Aktualitet Medalje Nderi...

Medalje Nderi për ish-këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan, David Phillips

5
0

Ish-Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, David Phillips u vlerësua me medalje nderi nga Organizata George Marshall në Shqipëri.

Ai u vlerësua për kontributin dhe përpjekjet e jashtëzakonshme në cështjet e të drejtave të njeriut, sigurisë dhe stabilitetit e veçanërisht në mbrojtjen e çështjeve shqiptare.

Medalja u dorëzua nga kreu i kësaj organizuare Ermal Juri.

“David Phillips ka përvojë 25 vjeçare duke punuar në ndërtimin e paqes për Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Kombet e Bashkuara. Phillips ka shërbyer si Ekspert i Punëve të Jashtme dhe Këshilltar i Lartë i Byrosë së Azisë Jugore, Byroja për Çështjet e Lindjes së Afërt dhe Byroja për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze në Departamentin e Shtetit, ai ka qënë edhe këshilltar i lartë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare”.

David Phillips shprehu mirënjohje për akordimin e medaljes teksa nuk nguroi të ngrinte shqetësimin lidhur me ndikimin e Turqisë në Shqipëri.

“Jam i shqetësuar për ndikimin e Turqisë në Shqipëri, për mënyrën se si Turqia po fiton akses në vendin tuaj. Shikoj shumë investime turke, si psh  ndërtimin e shumë xhamive. Vij në Shqipëri në një moment kritik, ku ka shumë dyshime mbi rezultatin e zgjedhjeve, nuk jam këtu për të bërë kritika por për të ftuar palët të bashkëpunojnë”.

Ish-këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit theksoi nevojën e forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit