Home Sporti “Mendova se v...

“Mendova se vdiqa”, portieri i Juventusit tregon momentin më delikat të karrierës

105
0
Soccer Football - Europa League - Quarter Final - First Leg - Juventus v Sporting CP - Allianz Stadium, Turin, Italy - April 13, 2023 Juventus' Wojciech Szczesny is patted on the head by Filip Kostic as he substituted off after sustaining an injury REUTERS/Massimo Pinca

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, i është rikthyer edhe njëherë episodit të 13 prillit. “Gardiani” ndjeu shqetësimë gjatë sfidës ndaj Sportingut të Lisbonës në Europa League.

Duke u detyruar të largohej nga fusha pasi vuri dorën në gjoks. Mjekët e Juves u futën me shpejtësi në fushë dhe e qetësuan fillimisht polakun.

“U tremba, kisha ankth, diçka e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Me të vërtetë mendova se do të vdisja, ishte e frikshme. E ndjeva sikur zemra do të më shpërthente në gjoks … I thashë Milik se ndihesha keq.

Dhimbja në gjoks ishte e tmerrshme dhe ende nuk e di saktësisht sot se çfarë ishte. Ndoshta disa probleme me shpinë ose shtyllën kurrizore”, deklaroi portieri polak.

 

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit