Home KRYESORE Mesazhi i Bas...

Mesazhi i Bashës: Mirëpresim për bashkëpunim edhe ata nga PD-ja që punuan për Ramën!

4
0

Një ndër mesazhet me kuptimplote ishte ai që Basha iu drejtoi edhe atyre që ishin kundër PD, nga PD-ja, por që punuan për Edi Ram%n:

“Sot gjithashtu kam një thirrje për të gjithë ata që e kuptojnë rrezikun që ky regjim përbën për demokracinë, dhe ndër vite kanë kontribuar për Partinë Demokratike. Kjo është dhe mbetet shtëpia juaj. Nëse doni të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni në shërbim ndaj demokratëve besimin që demokratët ju kanë dhënë ndër vite, jeni të mirëpritur” ndersa nje mesazh rezervoi edhe per zerat kritike brenda PD-se.

“Nga ana tjetër kam edhe një mesazh për të gjithë ata, që për një motiv apo për një tjetër kanë parë të arsyeshme të luftojnë më shumë kundër Partisë Demokratike se sa kundër Ramës:

Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë, dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme.” – u shpreh Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit