Home Aktualitet Meta dhe Rama...

Meta dhe Rama urojnë për Ditën e Shën Kollit, Basha harron!

267
0

Presidenti Ilir Meta u ka uruar shqiptarëve gëzime e paqe në vigjilje të Festës së Shën Kollit, që përkon edhe me zbukurimin e pemës së Krishtlindjes e Vitit të ri. Meta shkruan në rrjete sociale, se traditat duhet të jenë ato që na bashkojnë gjithmonë.

Postimi i Ilir Metës:

“Në vigjilje të Festës së Shën Kollit, që përkon edhe me zbukurimin e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, uroj nga zemra mbarësi, gëzime, paqe dhe shëndet në çdo familje shqiptare.

Traditat na bashkojnë gjithmonë!”.

Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke uruar një ditë dhe javë të mbarë të gjithë qytetarëve, me një foto nga Kisha e Shën Kollit në Hoçisht të Korçës.

Ndërsa 6 dhjetori përkon me festën e Shën Kollit, Rama Rama uron për qytetarët shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor.

MIRËMËNGJES, kjo javë nis në një ditë të bekuar, me festën e Shën Kollit ku ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor

* Kisha e Shën Kollit në Hoçisht, Korçë”, shkruan Rama.

Lideri aktual i PD-së, Basha ka harruar urimin për këtë Ditë të shënuar.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit