Home Aktualitet ”Meta m...

”Meta me Monikën po bëjnë lojë”, Spartak Braho: Ish-presidenti ka frikë, tani e kanë zënë të dridhurat

150
0

Ish deputeti Spartak Braho, thotë se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po bëjnë lojë me akuzat në publik ndaj njeri-tjetrit. Në një intervistë në “Breaking”, Braho i cili ka qenë deputet i LSI dhe më pas i PS, thotë se Meta në të vërtetë ka frikë nga hetimi që ka nisur SPAK ndaj tij.

A është qasja nepotike problemi më kryesor i Partisë së Lirisë?

E tëra kjo është një lojë. Të jep përshtypjen e një të marri. Kuptohet që ka një krizë në të menduarit dhe shfaqjen e veprimeve të Metës, sipër kalit dhe gomarit. Ai do të tërheqë vëmendjen me këto veprime. Edhe unë po të isha si gjithë opinioni do thoja “ky njeri ka ikur”. Të gjithë çuditemi pse… Shumë faktorë përzihen në këtë mes. Meta dhe e shoqja e tij sot janë subjekt i hetimeve në SPAK. Ky që e heq veten si të pafajshëm e kanë zënë të dridhurat. Është frika që dominon të gjitha veprimet e tij, shtuar këtu dhe faktin që do të tërheqë vëmendjen. Por them të mos biem në grackën e vendimeve të tij.

Ju e njihni retorikën e tij…

Si këtë herë nuk e kam vënë re kaq të papërgjegjshëm.

Çfarë ndjen Meta?

Vetëm frikë.

Ai s’ka besim te asnjë, as te bashkëshortja e tij…

E dëgjuat sot deklaratën e ambasadës amerikane? Ai ka frikë. Me bashkëshorten ka ndarë rolet “ti do bësh kështu, unë ashtu. Unë do të përzë ty dhe enturazhin që ke pasur afër gjithë kohës”. Braimllari dha dorëheqjen, shefja e kasafortës së Metës doli kundër, Panariti që është një intelektual i dëgjuar është larguar.

Po thoni se Meta-Kryemadhi është një krizë e rreme?

Ata janë të lidhur njeri me tjetrin shumë fortë. Kanë ndarë rolet.

Meta ka ofenduar drejtueset femra të partisë…

Ka zgjedhur një variant të të folurit të Sali Berishës. Ka filluar ta kopjojë. Ato janë shprehje të Sali Berishës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit