Home Aktualitet Meta në Durrë...

Meta në Durrës: Qyteti ka vuajtur nga grupet mafioze, të rrisim forcën reaguese

86
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat në Durrës, u shpreh se në këtë qytet janë bërë investime për të vjedhur dhe se ky vend është viktimë e abuzimit. Meta përmendi ngarkesat me kokainë që janë kapur në Durrës në kontejnerët e mbushur me banana. Thirrja e tij është që qytetarët duhet të bëhen bashkë për të rritur kapacitetet investiguese, si dhe të rrisim forcën reaguese shqiptare.

”Në zgjedhjet e fundit, Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri, si Elbasani ndoshta, një presion të jashtëzakonshme të mafies qeveritare dhe të gjitha grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë, por sidomos Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, të korrupsionit, të drogës, të gjithë jemi dëshmitarë të importit të suksesshëm të bananeve.

Durrësi që është viktima më e dytë më e madhe e korrupsionit, e betonizimit, e pastrimit të parave, pas Tiranës, ka shumë arsye, jo vetëm për të reaguar dhe zgjuar qytetarinë, për të ruajtur intensitetin, për të mbrojtur komunitetin familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është një qytet që ka vuajtur. Në do denoncojmë me forcë mafien që ka kapur shtetin për fyti, edhe Durrësin.

Korrupsioni po shkatërron qytetet tona dhe po zbraz Shqipërinë. Ju e dini çfarë ndodh në Durrës kur bie shi. Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit