Home Bota Në Maqedoni o...

Në Maqedoni opozita detyron qeverinë të tërhiqet, kurse në Tiranë opozita zihet për vulën e partisë!

1267
0

Dy tablo krejt të ndryshme paraqiten në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Në Shkup kanë plasur protestat antiqeveri. Kurse në Tiranë nuk ka opozitë.
Ndërkohë në shtetin fqinjë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski këtë të dielë do të mbledhë partnerët e kolacionit, ku pritet të konfirmohet qëndrimi për mbajtjen e përbashkët të zgjedhjeve të rregullta parlamentare në 2024 dhe atyre presidenciale. Kovaçevski do të ketë konferencë për media pas takimit.

Kjo mbledhje vjen pas opozita në Maqedoni organizoi protestën më të madhe deri më tani. Mijëra njerëz u mblodhën përpara godinës së qeverisë në Shkup për të protestuar kundër kësaj qeverie e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja e Ali Ahmetit.

Opozita proteston për shkak se në Maqedoninë e Veriut, krimi dhe korrupsioni kanë arritur majën si dhe akuzuan qeverinë se po e shesin identitetin dhe gjuhën maqedonase duke pranuar të gjitha kërkesat e Bullgarisë.

Ndërkohë në shtetin shqiptar opozita nuk ndjehet dhe qindra mijëra opozitarë ndjehen të tradhtuar se nuk ka njeri që ti udhëheqë kundra qeverisë.

Në Tiranë opozita kacafytet me njëri tjetrin se kush ka vulën, ndërkohë në Maqedoni nuk ndalon vala e protestave duke e detyruar qeverinë të pranojë disa kërkesa të opozitës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit