Home Aktualitet Ministeriali ...

Ministeriali i BE dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësinë, ministri Manja niset drejt Shkupit

44
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është nisur sot në drejtim të Shkupit, ku nesër do të marrë pjesë në Ministerialin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, organizuar nga presidenca spanjolle e BE-së.

Në Ministerial do të diskutohen çështje me rëndësi për BE dhe rajonin siç janë: Shteti i të drejtës, reformat në sistemin e drejtësisë, sfidat dhe masat në rritjen e besimit publik në sistemin e drejtësisë.

Në forum do të diskutohet edhe për situatën në Ukrainë, nga ku pritet që ministrat të unifikojnë veprimet e përbashkëta kundër agresionit të Rusisë në Ukrainë. Ministri Manja, në fjalën e tij do të përcjellë ecurinë e reformës në drejtësi, si dhe angazhimin dhe masat që Shqipëria ka ndërmarrë në në këtë drejtim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit