Home Bota Ministri Brit...

Ministri Britanik në hartim të masave të reja për “Goditjen” e emigracionit

39
0

Ministri i Emigracionit Robert Jenrick ka hartuar një sërë propozimesh për të tentuar të eleminojë imigracionin në MB.

Idetë, të cilat ai i ka ndarë me nr 10, nuk janë ende politikë qeveritare, por po diskutohen brenda kabinetit.

Ndër sugjerimet është një pagë minimale vjetore prej 35,000 £ për të marrë një vizë pune.

Ky sygjerim vjen pasi numrat zyrtar e vendosin shifrën neto të migracionit të vitit të kaluar më të lartë se sa mendohej më parë – në një rekord 745,000 njerëz.

Kjo ka çuar në thirrje për më shumë veprime për të ulur migrimin nga deputetët konservatorë.

Rishi Sunak tha se “nivelet e imigrimit janë shumë të larta” dhe duhet të zbresin “në nivele të qëndrueshme”.

Kryeministri shtoi se planet e qeverisë për të shtypur personat në ngarkim të studentëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar është “masa e vetme më e ashpër që dikush ka marrë për të ulur nivelet e migrimit legal në një kohë shumë të gjatë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit