Home Aktualitet Ministri Pele...

Ministri Peleshi: Dënojmë me forcë dhunën ndaj KFOR-it në veriun e Kosovës

48
0

Përshkallëzimi i dhunës nga serbët në komunën e Zveçanit, për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi është i papranueshëm. Peleshi ka shprehur shqetësimin e Shqipërisë për situatën e tensionuar që është krijuar dhe sulmin ndaj trupave të KFOR-it.

“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje”, shkruan Peleshi.

Po ashtu ministri bën thirrje për bisedimeve mes palëve në mënyrë që të ruhet stabiliteti në rajon.

“Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon! Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar!”, shprehet Peleshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit