Home Aktualitet Ministria e J...

Ministria e Jashtme e Shqipërisë jep njoftimin: Pa vaksinë, nuk shkoni dot në Zvicër

57
0

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar masat e reja të vendosura nga qeveria zvicerane për hyrjet në këtë shtet.

Nëse një person nuk është i vaksinuar plotësisht, nuk mund të futet në këtë shtet.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi masat e reja të vendosura nga qeveria zvicerane për hyrjet në këtë shtet.

Do të lejohen të hyjnë në territorin zviceran vetëm ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA).

Përveç çertifikatës së vaksinimit Covid-19 lëshuar nga autoritetet shqiptare, udhëtarët duhet të plotësojnë edhe formularin për hyrje në Zvicër, të cilin e gjeni në linkun e mëposhtëm: https://swissplf.admin.ch/formular

Autoritet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, të cilat aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të çertifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.

Të gjithë personat që janë vaksinuar jashtë Zvicrës me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe OBSH dhe janë rezidentë në Zvicër, ose që hyjnë në Zvicër për qëndrim afatshkurtër, mund të aplikojnë për certifikatë zvicerane Covid.

Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid të BE-së janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria  .

Nga këto rregulla përjashtohen vetëm rastet e konsideruara si udhëtime të domosdoshme.

Për më shumë informacion, klikoni në faqet zyrtare të:

Sekretariati i Shtetit për Migracion i Zvicrës (SEM):

https://www.sem.admin.ch/…/faq-einreiseverweigerung…

Zyra Federale E Shëndetit Publik (FOHP):

https://www.bag.admin.ch/…/quarantaene-einreisende.html

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit