Home Aktualitet Ministria e J...

Ministria e Jashtme jep informacion për kushtet e udhëtimit drejt Greqisë

20
0

Shtetasit shqiptarë që duan të udhtojnë drejt Greqisë, duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi nëse i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës, ose testin negativ të koronavirusit nëse nuk kanë kryer asnjë vaksinë.

Ja njoftimi nga Ministria e Jashtme shqiptare:

Ministria për Evropën dhe e Jashtme, njofton se në bazë të VKM-së së fundit miratuar nga qeveria greke, nr. 49351, datë 04.08.2021, publikuar më 05.08.2021, të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, i nënshtrohen testimit labratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid).

𝗦𝗶 𝗺𝗲̈ 𝗽𝗼𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗶 𝗶𝗻𝗳𝗼𝗿𝗺𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈👇:
– Formularin PLF;
– Çertifikatë vaksinimi, test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose rapid (të bërë brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose
– Çertifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj.
🔴 𝗣𝗲̈𝗿 𝗳𝗲̈𝗺𝗶𝗷𝗲̈𝘁 𝗺𝗯𝗶 𝟭𝟮 𝘃𝗷𝗲𝗰̧ 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗲𝗿𝗲 𝗵𝘆𝗿𝗲̈𝘀𝗲 𝘀𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗿𝗶𝘁𝘂𝗿𝗶𝘁.
🔴 Formulari i domosdoshëm, duhet plotësuar nga të gjithë në rast udhëtimi drejt Greqisë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

➡️ Linkun e regjistrimit të formularit 𝗣𝗟𝗙 e gjeni në adresën: http://www.travel.gov.gr/

🟢Në Pikat Kufitare Doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin. Këto pika funksionojnë 𝟮𝟰 𝗼𝗿𝗲̈ për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

🟢Nga data 𝟭𝟯 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 𝟮𝟬𝟮𝟭, është hapur dhe Pika Kufitare e Tre Urave (Merxhani), pa limit kuotash ditore dhe me orar lëvizjeje 𝟬𝟴:𝟬𝟬-𝟮𝟬:𝟬𝟬.

➡️ Më shumë informacion në lidhje me mënyrat e përshtatshme dhe mjetet e transportit dhe lejet e lëvizjes brenda Greqisë janë në dispozicion në: https://forma.gov.gr/

Çdo informacion në vazhdimësi për udhëtarët mund ta gjeni në faqen e Ministrisë greke të Turizmit: 👉 https://mintour.gov.gr/en/covid19-en/

‼️ Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nga kombësia dhe mënyra e hyrjes në territorin grek, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid) bazuar në algoritmin shëndetësor dhe janë të detyruar gjatë qëndrimit të tyre në Greqi të respektojnë masat e jashtëzakonshme për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19, sipas vendimit të përbashkët ministror sipas të dhënave Δ1α/ΓΠ.οικ.48487/30.7.2021 (Β’ 3481).

Ekzaminimet kryhen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilët janë përgjegjës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit