Home Aktualitet Ministria e J...

Ministria e Jashtme jep udhëzime për udhëtarët: Ja ku të merrni informacion para nisjes

8
0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi për secilin nga vendet anëtare të Bashkimit Europian për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.

Nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, Ministria e Jashtme informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i BE ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Disa prej vendeve të Bashkimit Europian mund të kenë protokolle specifike. Për këtë arsye, Ministria e Jashtme rekomandon që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qytetarët të informohen për informacion më të detajuar në adresën https://reopen.europa.eu/en/.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit