Home Aktualitet Ministrja e F...

Ministrja e Financave: Do të rregullojmë pagat për fundjavat, turnet e dyta dhe të treta

182
0

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se nga 1 qershori ndryshon ligji i tatimit mbi të ardhurat. Teksa foli për rezultatet e njësisë Anti-informalitet, Ibrahimaj paralajmëroi bizneset që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.

Ajo foli edhe për një ligj të ri, ku do të korrektohen dukuritë si mospagimi i turneve të dyta apo të treta si dhe ditët në fundjavë.

Nga data 1 qershor do të paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira, ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do të paguajë tatimin.

Dikuria e korrektimit të pagave, apo dhe dukuria e mospagesës për turnet e dyta, gjatë fundjavës, apo turnet e treta, janë dukuri të përhapura në 10 mijë tatimpagues. Duhet të përqendrohemi në analiza risku. Dua t’u bëj thirrje tatimpaguesve në fushën e sigurisë, të siguracioneve që mos ta përdorin bonusin me qëllim fshehjen e pagesës së detyrimeve tatimore. Të përdorin ato forma pagesash që janë të parashikuara në ligj. Tregu i sigurimeve ka dhe tregje të tjera të ngjashme. Kjo analizë na shërbeu për të hedhur më shumë dritë”, tha Ibrahimaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit