Home Aktualitet Ministrja Man...

Ministrja Manastirliu: Infrastrukturë më e mirë për 250 nxënësit e shkollës “Perondi” në Kuçovë

19
0

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Perondi” në Kuçovë, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është drejt përfundimit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastiliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë.

“Kjo shkollë e re, që do të garantojë standardet më të mira për 250 nxënës dhe mësues është një nga objektet arsimore që përfundojnë këtë vit, falë programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të qeverisë, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë”, theksoi Manastirliu.

Shkolla do të ketë ambiente plotësisht të transformuara brenda e jashtë, me kabinete mësimore dhe terrene sportive. Për 2024 qeveria ka akorduar 1.2 miliardë lekë për rindërtimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e shkollave në të gjithë vendin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit