Home Bota Mitsotakis be...

Mitsotakis betohet për mandatin e dytë si kryeministër i Greqisë, sot pritet edhe prezantimi i qeverisë së re

38
0

Kyriakos Mitsotakis bëri betimin si kryeministër i Greqisë për katër vitet e ardhshme. Ky është mandati i dytë i tij. Lideri i konservatorëve në Greqi, e ka mposhtur rivalin e tij të qendrës së majtë, Alexis Tsipras.

Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit ka fituar 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza.

Ai e ka mposhtur Syrizan edhe në maj, mirëpo i ka shpallur zgjedhjet e reja për të fituar shumicën e nevojshme për të qeverisur shtetin vetë. Nga ana tjetër, në orët në vijim pritet shpallja qeverisë së re që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit