Home ShendetI Mos dilni pa ...

Mos dilni pa krem dielli dhe kapele, specialistja: Do kapen shifra mbi 43 gradë °C

36
0

Specialistja e parashikimit të motit, Mimoza Demiri na përgatit për një vapë edhe më përvëluese këto ditë të korrikut. Ajo me dije se temperaturat maksimale në vendin tonë do kapin shifrën 44 gradë °C.

“Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga i nxehti afrikan. Më të larta temperaturat janë regjistruar në Gjirokastër dhe Elbasan. Prej javës që vjen do të ketë rritje graduale të temperaturave. Nesër pretendojmë të kapim vlerën 40 gradë, deri të enjten do të arrihen temperaturat 41 dhe 42 gradë celsius.

Duke hyrë nga e enjtja do të hyjmë në një masë më të nxehtë. Gjë që pretendojmë te kemi temperatura 43 dhe 44 gradë. Në pjesën më të madhe të territorit do të jenë mesatarisht mbi 40 gradë. Mund të ketë vranësia të pakta në zonat malore po shumë pak sepse kryesisht moti do të jetë i kthjellët”,-thotë specialistja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit