Home Aktualitet Shoqata për A...

Shoqata për Autonomi Vendore në Elbasan, në fokus nisma e decentralizimit asimetrik dhe pilotimi në disa bashki

17
0

Bashkinë e Elbasanit e kanë vizituar përfaqësues të Shoqatës për Autonomi Vendore, të cilët janë pritur nga kryetari Gledian Llatja, në përbërje të të cilit janë shumë kryebashkikë të vendit.
Në fokus të bisedimeve të këtij takimi ka qenë decentralizimi asimetrik dhe pilotimi i tij në disa bashki.

Në fund të takimit, Llatja bëri edhe një përmbledhje të këtij takimi duke pohuar se “ndamë sugjerimet dhe përvojat sesi ky pilotim është një mundësi e mirë për bashkitë dhe autonominë e tyre vendore. Ky proces do të zhvillohet përmes konsultimeve me aktorët vendor, kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve ekzistuese, marrëdhënieve ndër-institucionale në funksion të kompetencave dhe buxhetimit sipas kostove reale të përcaktuara”.

Kjo nisëm mbështetet nga projekti Bashki të Forta projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sëiss Development & Cooperation) i zbatuar nga Helvetas.

E themeluar 14 vjet më parë misioni i Shoqatës për Autonomi Vendore është për më shumë autonomi përmes forcimit të zhvillimit të strukturave dhe mekanizmave demokratike në organzimin dhe funksionimin e Njësive vendore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit