Home Aktualitet Moska: Sanksi...

Moska: Sanksionet Perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të tërhiqet. Të vendosur për të vazhduar luftën

83
0

Kremlini ka bërë me dije këtë të martë se sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit të cilat filluan ditën e djeshme, nuk kishin plane për bisedime midis presidentëve të dy vendeve.

Peskov hodhi poshtë si të rreme akuzat për sulme të forcave ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave thërrmuese dhe atyre me vakum ndaj Ukrainës.

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës së luftës në terren, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit