Home Aktualitet Moti i keq në...

Moti i keq në Shqipëri, ARRSH: Ka rënie inertesh në rrugë dhe pemë të këputura

105
0

Një mot i keq ka përfshirë mbarë vendin. Ndaj dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, thekson se për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rënie inertesh në rrugë. Pemë të këputura sipas ARRSH ka pasur në aksin Vlorë-Orikum, mirëpo tani zona është pastruar. Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi.

“Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin në akset kombëtare Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këptura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”.

Kurse në mesnatë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë thirrje pushtetit vendor, që të marrin masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave në vend të cilat mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve intensive në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit