Home Aktualitet Moti më i keq...

Moti më i keq në 20 vite! Dubai i përmbytur nga shirat e dendur, aeroporti kthehet në “liqen” (Pamjet)

106
0

Shirat e dendur goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke përmbytur pjesë të autostradave kryesore dhe duke bllokuar automjetet në rrugët anembanë Dubait.

Vala e re e motit të keq që solli shira të rrëmbyeshëm dhe breshër në pjesën më të madhe të Emirateve të Bashkuara Arabe goditi veçanërisht rëndë Dubain.

Pamjet dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ashpërsinë e motit.

Ndërsa moti më i keq në 20 vjet në Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdon, autoritetet e Dubait u kanë kërkuar banorëve të mos lëvizin.

Shkollat ​​në të gjithë vendin kanë mbetur të mbyllura ndërsa punonjësit e shërbimit publik po punojnë në distancë.

Në të njëjtën kohë, numri i të vdekurve nga përmbytjet e rënda në Omanin fqinj u rrit në 18, me autoritetet që thanë se dhjetëra njerëz janë të zhdukur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit