Home Sporti Mourinho: Fin...

Mourinho: Finalja do të jetë në Romë, jo në Tiranë!

330
0

Roma mori një barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale e Conference League përballë Leicester dhe tani fjalimi për finalen do të mbyllet në Olimpico. “Finalja do të jetë në Romë, jo në Tiranë, do të jetë e bukur!”, tha Mourinho pas ndeshjes.

“Unë kam reputacionin si një njeri jo shumë modest, por disa muaj më parë do ta kishim humbur këtë ndeshje. Barazimi është i pranueshëm. Tifozët do të kishin firmosur për të luajtur mundësinë e të shkuarit në finale në shtëpi, në Olimpico, por unë nuk buzëqesh për këtë gjë.

Megjithatë, më duhet të mendoj edhe për Bolognan dhe të qëndroj i përqendruar sepse dëshiroj të kualifikohem në Europa League nëpërmjet kampionatit, pa pritur finalen e Conference League”, tha portugezi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit