Home ShowBiz Mposhti tumor...

Mposhti tumorin/ Nita: Nuk kisha dashur as penalizim as favorizim! Është mesazh për të gjitha gratë

234
0

Një situatë e pazakontë është prezantuar në “Big Brother Vip 2”, ku njëra nga banoret është shprehur se ka luftuar me tumorin, dhe kjo gjë është pritur me mjaft dyshime dhe paqartësi tek banorët.

Këngëtarja Nita është shprehur që kjo gjë ka kaluar dhe i kërkoi falje banorëve që i ka shkaktuar stres por që një gjë e tillë është edhe mesazh për shumë gra që të bëhen të forta. Ajo tha se nuk do ta përdorë për lojë një gjë të tillë dhe i kërkoi banorëve të mos ndikohen.

”I falenderoj të gjithë që më kanë ndenjur afër, arsyeja kryesore pse e kam treguar është se kam pasur nevojë për mbështetje dhe empati këtu, jam e sigurt që i kam dhënë stres banorëve dhe i kërkoj falje të gjithëve por dita-ditës nuk mundesh me mbajt çdo gjë për vete, kam pas Diolën afër dhe në momentin që kam pas shtrëngime Diola më ka vënë re.

Kur e kam parë dritën e gjelbërt prej doktoreshës u ktheva me i tregu një lajm të mirë të gjithë banorëve, ndoshta nuk e gjeta mbështetjen mjaftueshëm por unë kjo jam. Personat që nuk më mbështeten, Luizi ka qenë direkt me mua, më është dukur i padrejtë reagimi I menjëhershëm. I pres të gjitha reagimet, gjithsecili ka të drejtë me mëndu si të duan, Olta tha se nuk e shoh më si lojtare. Unë isha shumë e lumtur gjatë kohës që u ktheva në shtëpi, më shqetësoi shtrëngimi dhe doja ta dija çfarë të ndodhë. Nuk kisha dashur as penalizim as favorizim”,-tha Nita.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit